Futbollistet serbe ne Shqiperi

30 vjecari Milovan Milovic ka nje karriere te pasur si futbollist profesionist ne vendlindjen e tij. Ai eshte aktivizuar dhe me ekipet e Partizanit dhe OFK te Beogradit dhe deri ne fund te vitit te kaluar luante me ekipin e Vojvodines ne superligen serbe. shte tipik profili i nje mbrojtesi qendror energjik qe kalohet me veshtiresi sidomos ne luften ne ajer. Aktivizimi i Milovic me kampionet ne fuqi te Dinamos ne Shqiperi ka te beje me nje marreveshje huazimi mes ketij klubi dhe Vojvodines. Tani qe ka kaluar rreth dy muaj ne Tirane Milovic ndjen se ia ka vlejtur zgjedhja per tu aktivizuar me nje ekip shqiptar. Ai thote per DW se oferten realisht e ka vleresuar pozitivisht qysh ne fillim. Dalja jashte fushave te blerta serbe per te luajtur me kampionet e Shqiperise sipas tij eshte nje pervoje profesionale e vyer por dhe pervoje shoqerore.
Nuk eshte se dija dicka te vecante mbi futbollin shqiptar perpara se te mberrija ne Tirane. Vetem kur erdha fillova te shikoj nga afer se cfare ndodhte ne kampionatin kryesor te Shqiperise. Dhe impresionet e para ishin te mira ashtu sic mendoj dhe tani qe ka kaluar kohe dhe di me shume jo vetem per futbollin ketu. Kontraktimet e natyrshme te fillimit me koleget shqiptare them me bindje se jane kapercyer tashme. Ndjehem sikur jam ne ekipet e meparshme qe kam luajtur ne Serbi.
Ne Dinamo luajne edhe dy bashkekombas te tij
Familjarizimi i i tij per nje kohe te shkurter me terrenin shqiptar kishte nje arsye favorizuese. Ne ekip ai gjeti dhe dy bashkekombas qe kishin mberritur me heret ne klubin dinamovit ne Tirane. Mlladen Brkic ka ardhur me heret duke kaluar madje eksperienca dhe ne dy ekipe te tjera te superliges shqiptare Apollonia e Fierit dhe Skenderbeu i Korces. Po ne 11-shin dinamovit eshte dhe serbi tjeter Marko Putincanin. Ditet e para Milovan Milovic e kalonte me shume kohen pas stervitjes ne shoqerine e dy serbeve por me pas ai krijoi raporte te mira dhe me djemte e tjere te ekipit.
do gje shkon mire me te gjithe. Nuk kemi asnje problem dhe merremi vesh shume mire ne fushe ne stervitje por dhe ne kohen e lire. Mua me pelqejne dhe udhetimet jashte Tiranes kur na duhet te zhvillojme ndeshjet sipas kalendarit te superliges. Njoh shume dhe nga tifozet e ekipit te cilet jane mjaft te zjarrte dhe na motivojne shume kur jemi ne fushe.
Futbollistet serbe ndjehen te trajtuar mire ne Shqiperi
Milovan Milovic shprehet se asnjehere nuk ka menduar qe do te kete probleme ne komunikimin me shqiptaret. Une jam futbollist profesionist dhe ajo qe di te bej me mire ne jete aktualisht eshte zoterimi i topit dhe plotesimi i detyrave te trajnerit thote ai. Frymen miqesore brenda ekipit dhe raportet konstruktive me fansat ai i vlereson si dy pika kyce ne arritjen e rezultateve dhe ne demonstrimin e nje loje cilesore.
Shoku i tij i skuadres Marko Putincanin ka rreth 1 vit e gjysem me Dinamon ne Tirane. Ai ka mendimin se ne ekipet shqiptare lojtaret e huaj trajtohen shume mire pavaresisht origjines se tyre. Per kete e kemi garantuar dhe Milovic-in para se te vinte ne Tirane thote Putincanin. Vete ai para se te vinte tek Dinamo ka luajtur ne Beograd me klubet e Zemunit dhe Bezhania-s. Por mua askush deri me tani nuk ma ka permendur me perbuzje ose dashakeqesi per origjinen time shprehet ai per DW-ne.
Une kurre nuk kam hasur ketu ndonje problem politik te themi. Mua nuk me ka interesuar dhe me intereson politika. Se dyti mua askush nuk me ka pyetur per politiken. Jam ketu thjesht per te luajtur futboll.
Krahas tre lojtareve qe aktivizohen ne kete sezon me Dinamon edhe ne ekipe te tjera jane afruar lojtare nga Serbia duke e futur ne normalitet vitet e fundit prezencen e tyre ne tregun futbollistik shqiptar qofte ne superlige apo ne kategorine e pare.
Autor Arben Muka
Redaktoi Angjelina Verbica