Vrasja e komisarit Musa Skura, Prokuroria mbyll hetimet
TIRANE – Prokuroria mbyll dosjen e hetimit për vrasjen e komisarit Musa Skura, në 13 janar 2013 në Mat. Dosja është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku organi i akuzës kërkon dënimin e shtetasit Fitim Alla, si autori kryesor i vrasjes së komisarit.
Shefi i Krimeve të Policisë së Matit, Musa Skura u plagos me një plumb në gjoks dhe 2 të tjerë në trup, mbrëmjen e 13 janarit gjatë një operacioni për arrestimin e anëtarëve të një bande që trafikonte armë, në rrugën nacionale Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Suç të rrethit të Matit.
Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe njëri prej agresorëve, Fitim Alla. Policia arrestoi 19-vjeçarin Fitim Alla dhe 18-vjeçarin Vilson Milkurti. Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes është kapur edhe Edison Lleshi, 18 vjeç dhe një 15-vjeçar me inicialet A.LL..
Komisar Skura, si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë mbrëmjen e 21 janarit, në një spital në Itali.
(er.nu/BalkanWeb)