Interi, 24 milionë euro Liverpulit për Maskeranon
Drejtori teknik i Interit, Marko Branka, pohoi sot për tabloidin britanik “The Sun”, se “i kemi dërguar Liverpulit një ofertë zyrtare me faks dhe jemi në pritje të një përgjigjeje”. Sipas gazetës angleze, oferta zikaltër për të kuqtë kap shifrën e 24 milionë eurove, më e lartë se oferta e fundit e Barcelonës. Në rast të një përgjigjeje pozitive nga Liverpuli, kampionët e trefishtë të sezonit të kaluar do të fillojnë kontaktet me lojtarin.
“Për momentin nuk po flasim me futbollistin. Duam t’i bëjmë gjërat me korrektësi dhe të presim që Liverpuli të jetë i kënaqur e të pranojë ofertën”, shtoi njeriu i merkatos zikaltër, Branka, duke nënvizuar se “tashmë të gjithë e dinë se Maskerano dëshiron të ndërrojë skuadër dhe vend. Ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Benitezin, ne kemi një skuadër shumë të mirë, më të fortën në Evropë, dhe duam të përforcohemi akoma më tepër”.
Mesfushori argjentinas nuk luajti kundër Mançester Sitit të hënën në kampionat dhe gjithashtu nuk është grumbulluar për ndeshjen e kthimit përballë turqve të Trabzonsporit në eliminatoret e Ligës së Evropës. “Nëse do të ishte grumbulluar për ndeshjen me turqit, çështja do të ishte ndërlikuar. Por shpresoj që kjo të zgjidhet në një mënyrë ose në një tjetër brenda ditëve të ardhshme”, pohoi trajneri i Liverpulit, Roi Hodgson.