E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi: S’kemi bërë asnjë ofertë për Karlos Tevez

ITALI- Karlos Tevez është emri më i nxehtë i merkatos, pasi Mançester Siti ka blerë nga Atletiko Madrid Serxhio Agueron.

Sulmuesi argjentinas është shumë pranë një transferimi tek Interi, madje tre ditë më parë pati një takim në plazh me drejtorin teknik të këtij klubi Marko Branka. Por, ky i fundit ka mohuar gjithçka.

 “Takimi ka qenë i rastësishëm, ndërsa pas asaj dite nuk ka pasur më kontakte. Ishte një takim i këndshëm dhe kaq. As për Kasemiron e Lukasin nuk kemi bërë ndonjë ofertë”, sqaroi Marko Branka.
(e.m/A.Latifi/BalkaWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›