E Shtunë, 31 Tetor 2026

400 gram ar fituesit prezantohet medaljet olimpike 2012

400 gram ar. Kaq do të peshojë medalja e fituesit në disiplinat e Lojrave Olimpike, duke konfirmuar edhe një herë prestigjin dhe madhështinë e kompeticionit Londër 2012. Organizatorët e turneut më të madh të sportit botëror që do të nisë pas një viti kanë prezantuar medaljet e arit, argjendit dhe broznit, të cilat jkanë ndryshe nga ato të përdorura në Olimpiadat paraardhëse.

Të dizenjuara nga artisti britanik david Watkins, medaljet e Londër 2012 do të jenë më të mëdha me një diametër prej 85mm. Sipas artistit, medalja simbolizon shpirtin e këtyre Lojrave, ndërsa preferoi që ato të ishin rrethore, ndryshe nga ato të përdorura në Athinë në vitin 2004, të cilat kishin një formë katërkëndore.

Që nga Lojrat e Olimpike të para moderne që u zhvilluan në Paris në vitin 1896 medlajet e fituesëve kanë ndryshuar formë dhe pajme, por ato në formë rrethore mbeten klasike. Po ashtu, dizenjuesi dhe orgtanizatorët kanë shtuar peshën e tyre për të përforcuar rëndësinë e Olimpiadës së Londrës, e cila pret për herë të tretë këtë turne gjigand, pas vitit 1908 dhe 1948.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›