Marseille fiton Superkupën e Francës

Olympique Marseille fitoi Superkupën e Francës, duke mposhtur fituesin e Ligës dhe Kupës, Lille, me rezultat 5-4 në Marok.
Ndeshja e jashtëzakonshme u zhvillua në Tangiers dhe u vendos nga një penallti në minutën e 95-të. Lille ishte në epërsi 3-1 pesë minuta para fundit me golat nga Florent Balmont, Eden Hazard dhe Moussa Sow.
Por, Marseille barazoi me shënimet nga Jeremy Morel dhe Loric Remy në minutat e fundit. Andre Ayew e kaloi Marseillen në epërsi për herë të parë nga një penallti në minutën e fundit të kohës së rregullt, por Lille u kundërpërgjigj menjëherë me një shënim nga përforcimi i ri Marko Besa.
Takimi dukej se do të shkonte në penallti, por Jordan Ayew e fitoi një të tillë pas rrëzimit në zonën e Lille dhe vëllai i tij i madh Andre e ruajti përqendrimin, duke siguruar fitoren për Marseillen dhe kompletoi het-trikun e tij.
Sezoni i ri në Ligue 1 fillon më 6 gusht.