Interi do shkëlqejë me Palacion dhe Lavezzin

Nerazzurrët tashmë kanë arritur marrëveshje me Genoan për Palacion dhe është shumë afër Lavezzit, edhe pse ai është duke u kërkuar me ngulm nga Paris Saint-Germain.
“Ne mund të fluturojmë në sulm me Palacion dhe Lavezzin. Me ardhjen e atyre dyve do të zvogëlonim diferencën me Juventusin. Ne po ashtu do të ishim shumë garues edhe në Europa League”, tha Milito për Corriere dello Sport.
“Palacio është një sulmues i shkëlqyeshëm, i cili mund të luajë edhe si sulmues kryesor edhe si sulmues i dytë. Ai mund të driblojë kundërshtarin dhe di si të shënojë”, shtoi ai.
Në fund Milito foli edhe për trajnerin Andrea Stramaccionin, për të cilin tha se e ka kthyer qetësinë në skuadër dhe se mund të bëjë punë të madhe me Interin. “Ai është një trajner i madh. Ai e ka kthyer qetësinë në skuadër. Mund të bëjë gjëra të mëdha me Interin”, përfundoi Milito.