E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezik nga racizmi, familjarët bojkotojnë Evropianin

Disa familjarë të futbollistëve me ngjyrë të Anglisë nuk do të udhëtojnë për në Euro 2012 për shkak të frikës për fyerje racore dhe dhunës.

Ish reprezentuesi i Anglisë, Mark Chamberlain, babai i futbollistit të Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain ka thënë për Sky Sports News të premten se do të qëndrojë në shtëpi në vend se të shkojë në Poloni dhe Ukrainë.

Qeveria e Britanisë dhe organizatat për të drejta të njeriut kanë paralajmëruar për mundësinë e fyerjeve racore në shtetet nikoqire. Chamberlain ka thënë se është “brengë e madhe” dhe se “mendoj që siguria juaj duhet të jetë më e rëndësishme se loja e futbollit”.

Javën e kaluar edhe familja e mesfushorit të Arsenalit, Theo Walcott – një tjetër reprezentues i Anglisë – ka paralajmëruar se do të qëndrojë në shtëpi për shkaqe të njëjta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›