Interi fiton edhe pa Mourinjon
Skuadra e Mourinjos (që në takimin e sotëm ndodhej në tribunë, pasi vuan dënimin prej tre ndeshjesh) e pa veten në disavantazh ende pa filluar mirë loja. Simone Pepe mposhti portierin Hulio Sezar që në minutën e dytë, por avantazhi i bardhezinjve zgjati vetëm katër minuta. Mario Baloteli barazoi shifrat në të 6-tën, duke rikthyer qetësinë te zikaltrit.
Në minutën e 21-të Maikon i jep avantazhin ekipit nga Milano, avantazh që u trefishua në minutën e fundit të pjesës së parë nga Diego Milito. Ky ishte goli i 15-të i argjentinasit me fanellën e Interit në kampionat gjatë këtij sezoni, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve pas Di Natales me 19 gola.
Me rifillimin e sfidës është pikërisht bomberi italian që shndërron në gol një penallti në minutën e 52-të, gol që rihapi ndeshjen. Pjesa e mbetur ka qenë spektakël për t’u shijuar, me vendasit në kërkim të golit të barazimit dhe me miqtë që mbroheshin, duke u shfaqur tepër të rrezikshëm përpara. Mesfushori Gokan Inler pati një mundësi të artë për të mos e nxjerrë të mundur skuadrën e tij nga ky takim, por topi i goditur nga turku në minutën e fundit të shtesës, gjeti tranversën e Sezarit.
Udineze 2 – 3 Inter, (Pepe 2’, Di Natale 52’ (p) / Baloteli 6’, Maikon 21’, Milito 45’)
Udinese (3-4-3): Handanovic 6; Zapata 5,5, Coda 5,5, Lukovic 5; Cuadrado 6, Inler 5,5, Sammarco 5,5 (79' Gejio), Pasquale 6 (63' Asamoah 6); Pepe 7, Di Natale 6,5, Sanchez 6,5. (Romo, Domizzi, Ferronetti, Badu, Lodi). Trajner: Marino
Inter (4-2-3-1): Julio Cesar 6,5; Maicon 7, Lucio 7, Thiago Motta 5,5, Zanetti 6; Stankovic 6, Mariga 5,5; Balotelli 7 (82' Materazzi), Sneijder 6,5 (91' Krhin), Pandev 6 (72' Eto'o); Milito 6,5. (Toldo, Quaresma, Donati, Arnautovic). Trajner: Mourinho
Gjyqtar: Bergonzi
Kartonë të verdhë: Coda, Sammarco, Asamoah (U), Zanetti, Balotelli, Stankovic (I)