Aksident në Lezhë, plagoset rëndë 26-vjeçari
Ngjarja ndodhi në afërsi të urës së Prekanit në Shënkoll paraditen e së shtunës. Një makinë tip Ford Fiesta me targa italiane, ka goditur fort shtetasin Ndue Lleshi, nga Mirdita, duke e lënë të plagosur rëndë.
Automjeti drejtohet nga shtetasi Gentian Lala, 30-vjeç, makina e të cilit është sekuestruar nga forcat e policisë. Uniformat blu me t’u lajmëruar për ngjarjen, kanë mbërritur atje duke nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. I plagosur ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.