E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi fiton lehtësisht përballjen me Rexhinën (video)

Milano - Interi arriti një fitore të thellë 3-0 në përballjne me Rexhinën për javën e 29-të. Njeriu në superformë i Interit në këtë takim, padyshim ishte Zllatan Ibrahimoviç me dy golat e shënuar.

Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo avantazhin e gjeti që në minutën e 6-të me anë të argjentinasit Kambiaso pas një aksioni të mrekullueshëm. Rexhina pa marrë akoma veten nga pësimi i golit të parë shkakton një 11-metërsh. Zllatan Ibrahimoviç shënon lehtësisht, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Sulmuesi suedez do të tre-fishonte rezultatin me një supergol në minutën e 58-të. Gjuatja e jashtëzakonshme nga jashtë zone e Ibrahimoviçit nuk i dha asnjë shans portierit mik të prekte topin.

Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 69 pikëve, duke ruajtur me 7 pikë diferencën me Juventusin e vendit të dytë. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e shënuar nga skuadra e Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›