Spanja sqaron pse do të lërë Kosovën
Madrid - Spanja po përpiqet të bind NATO-n sepse ka planifikuar për tërheqjen e trupave të saj nga Kosova. Pas reagimeve të ashra të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO s, Jaap de Hop Skefer, ka reaguar edhe vetë qeveria spanjolle. Zëdhënësi i kryeministrit spanjoll është shprehur se afati për tërheqjen e trupave spanjolle nga Kosova është fleksibil. "Vendimi për t'u larguar është marrë, por ne mund të jemi fleksibil për afatin, qoftë ai një vit, 18 muaj apo tetë muaj", ka thënë ai. Komentet e zëdhënësit të kryeministrit paraqesin shmangie nga deklarata e kryeministrit Hoze Luis Zapatero, i cili të premten tha se trupat do të largohen nga Kosova brenda katër apo pesë muajve të ardhshëm.