E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, fitore mes ankthit ndaj Xhenoas

ITALI- Interi është rikthyer te fitorja në "San Siro", duke mundur 5-4 Xhenoan, në një ndeshje spektakolare, që ka dhuruar gola, emocione dhe ankth. Diego Milito zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13- të, ndërsa në të 27-tën, ai dyfishoi shifrat.

Ishte Samuel ai që realizoi golin e tretë në fundin e pjesës së parë, por kur mendohej se gjithçka u mbyll, Emiljano Moreti realizoi me rrofeshatë një gol që rihapi ndeshjen. Palasio shkurtoi shifrat në 3-2 në minutën e 59-të, ndërsa ishte Zarate që realizoi sërish për Interin. Ankthi i zikaltërve nuk përfundoi me kaq, pasi arbitri dha një tjetër penallti për Xhenoan, duke nxjerrë me të kuqe portierin Zhulio Sezar.

Shënoi Xhilardino në minutën e 80-të, por gjyqtari 4 minuta më pas akordoi një penallti për Interin dhe nxorri jashtë Belushin. Milito realizoi tripletën, por që nuk mjaftoi për ta lënë skuadrën të qetë, pasi një tjetër 11- metërsh, bëri që gjithçka të rihapej në kohën shtesë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›