Juve "tallet" me Napolin, Milani vetëm 2 pikë larg
ITALI- Një Juventus i frik shëm ka fituar 3-0 ndaj Napolit, duke rihapur plotësisht luftën për titullin kampion në Serinë A. Në Torino, bardhezinjtë kanë qenë të papërmbajtshëm, duke marrë 3 pikë të arta në betejën për kreun e Serisë A dhe duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë gabimin e Milanit në Katania. Ndeshja e mbrëmshme për hir të së vërtetës është luajtur vetëm një pjesë, pasi në të dytën, në fushë ka qenë vetëm skuadra e Kontes. Napoli është dukur i lodhur fizikisht dhe "Zonja e Vjetër" nuk ka falur, duke i bërë më interesante javët e fundit të kampionatit italian. Ishte Leonardo Bonuçi ai që zhbllokoi shifrat kundër Napolit, pas një rrëmuje në zonë në minutën e 53-të.
Më pas, ndeshja ka qenë një monolog i juventinëve. Nuk ka vonuar shumë dhe goli i dytë ka ardhur. Në minutën e 74-t, Vidal ka dyfishuar, ndërkohë që 60 sekonda më pas, Kualjarela ka tentuar nga 60 metra për të gjetur portën e De Santis dhe për pak ia ka arritur. Gjithsesi, napoletani arriti të realizonte në minutën e 82-të golin e tij personal, pas një asisti të Vidal, në një kundërsulm të shpejtë. Napoli e mbylli takimin me 10 vetë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Zuniga, ndërkohë që rezultati mbeti i pandryshuar, 3-0. Ky triumf e çon Juven në kuotën e 62 pikëve, 2 më pak se Milani kryesues. Duke parë kalendarin jo aq të vështirë, bardhezinjtë kanë tashmë të drejtë të ëndërrojnë për fitimin e trofeut. Në krahasim me skuadrat e tjera, Juventusi duket në formën më të mirë fizike, për shkak edhe të faktit që nuk ka luajtur në Kupat e Evropës këtë sezon.
NDESHJET
Seria A nisi dje në mesditë me ndeshjen Roma-Novara, që u fitua në shifrat 5- 2 nga skuadra e Luis Enrikes. Edhe pse e pa veten në disavantazh, Roma arriti të bënte një përmbysje spektakolare ndaj një kundërshtari që ka menduar vetëm të mbrohet. Fitorja bëri që verdhekuqtë të rikthehen plotësisht në luftë për Kupat e Evropës, pasi ndodhen një pikë larg dyshes Udineze- Napoli dhe 4 pikë larg Lacios, që mbetet në zonën Champions. Ndërkohë, një humbje shokuese për Fiorentinën, e cila u mund 1-2 nga Kievo në shtëpi. Vjollcët ndodhen në një rrezik serioz për të rënë nga kategoria, pasi e shohin veten 5 pikë larg Leçes. Kjo e fundit, ka humbur një mundësi të mirë për t'u afruar, pasi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj skuadrës së vendit të fundit, Çezena. E ndërkaq, një tjetër humbje për Udinezen, që duket totalisht e dorëzuar në këtë pikë të sezonit. Një gol i Destros i ka dhënë Sienës fitoren ndaj ekipit të Guidolin, që tashmë rrezikon të mos luajë në Evropë edicionin e ardhshëm. Ndërkohë, fitore spektakolare 3-1 e Palermos në fushën e Bolonjës, ndërsa Kaljari mundi 2-0 Atalantën.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)