Digjet një makinë në Vlorë, pronari: Nuk kam konflikte
VLORE - Digjet një automjet ne zonën e njohur si “Pusi i Mezinit”, në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të banesës së pronarit të makinës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti i djegur është tip ‘Peugeot’ ngjyrë blu me targa VL 5939 C. Ekspertë të policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë hetimet.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që pronari i automjtetit ka mohuar të ketë pasur konflikte me ndonjë njeri.
(er.nu/BalkanWeb)