Durrës, nisin kërkimet për2 të mbyturit në lumin Ishëm
DURRES- Vazhdojnë sot kërkimet për gjetjen e trupave të dy 20 vjecarëve të mbytur pasditen e djeshme ( e dielë) në lumin Ishëm teksa po mblidhni bidona dhe kanaçe.
Kërkimet po zhvillohen në një perimetër 100 metra, rreth zonës ku mendohet se janë mbytur në mënyrë aksidentale. Po punohet për zhvendosjen e mbetjeve plastike, ndërsa është kërkuar dhe ndihma e një eskavatori. Në vend ngjarje ndodhen dhe polumbarë, të cilët pas pastrimit të zonës do të nisin zhytjet për gjetjen e trupave.
Sipas dëshmive të para mendohet se ka qenë një nga 20 vjeçarët që ka rrëshkitur më parë në lumë, ndërsa shoku i tij në tentativë për ta ndihmuar është rrëmbyer gjithashtu nga rrjedha e lumit.
Ngjarja tragjike ndodhi dje rreth orës 18:15. Kanë qenë disa banorë të zonës, që i panë të rinjtë pranë lumit e më pas lajmëruan policinë, kur vunë re se aty po ndodhte një tragjedi. Edhe policia me të mbërritur në vendngjarje qartësoi se dy të rinjtë po mblidhnin bidona kauçuku e kanaçe, në breg të lumit.
(am/sg/shqiptarja.com)