Erion Bogdani, afër formacionit të parë tek Kievo
Romë (Start)- Gjendja në të cilën ndodhet ekipi i Kievos në Serinë A, sipas mediave i faturohet trajnerit Iakini. Mediat e shkruara italiane e vlerësojnë Bogdanin si një nga lojtarët më me kualitete tek Kievo. Sipas tyre përgjegjësia kryesore bie mbi trjnerin Iakini, i cili nuk ka aktivizuar bomberin kuqezi në formacionin e parë.
Paraqitja e mirë e Bogdanit në ndeshjen me Lacion, të cilën Kievo e humbi 1-2, duket se ka kthyer sytë e medias tek ai. Në një të përditshme në Itali, publikohet se Kievo duhet të bazohet tek Polisier dhe Bogdani. Sulmuesi shqiptar nuk duhet të qëndrojë në stol, sipas analizës së të përditshmes "L’Arena".