E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi kontakte me Realin dhe Barçën për Adrianon

ASA (Albania Sport Agency) - Inter është i gatshëm të rifillojë bisedimet me dy gjigandët spanjolë, Barcelonën dhe Realin e Madridit, me qëllim shitjen e sulmuesit Adriano.
Gazeta italiane "Corriere dello Sport" shkruante se ardhmja e Adrianos është ende në dyshim te Interi, pas sjelljes së brazilianit në stërvitjet e javës së fundit.
Interi, që është në bisedime e sipër me Realin e Madridit për mesfushoirn Mahamadou Diarra, mund të ofrojë Adrianon si pjesë e marrëveshjes së këmbimit me ndërkombëtarin nga Mali.
Te Barca, Samuel Eto'o është një nga favoritët e presidentit të Interit, Masimo Morati, i cili e sheh si një biznes të mirë këmbimin me Adrianon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›