Mourinjo 5.2 milionë stërlina bonus

ASA (Albania Sport Agency) -Hoze Mourinjo do të marrë një bonus prej 5.2 milionë stërlina nësë ai e udhëheqë Celsin në fitimin e katër trofeve këtë sezon.
Gazeta angleze "The Independent" shkruane se pagesa është e barabartë me një vit pagë të tij si trajneri i Celsit.
Nëse Mourinjo do të fitojë vetëm Ligën e Kampioneve do të marrë 2 milione stërlina si shpërblim, nësë fiton vetëm kampionatin anglez do të marrë 1 milion stërlina.
Nëse fiton vetëm dy kupat, të Anglisë dhe Ligës, atëherë nuk do të ketë shpërblim, pasi 5.2 milionëshi shihet si bashkim i katër trofeve.