E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiakos kërkon argjentinasin Saviola

ASA (Albania Sport Agency) - Kampioni i Greqisë, Olimpiakos, është i interesuar për të patur shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Havier Saviola.
Argjentinasi, kontrata e të cilit përfundon në qershor, ka marrë tashmë një ofertë interesante nga gjigandët grekë: dy vjet kontratë me një vlerë prej 5 milionë stërlinash (rreth 7.5 milione euro) , raporton siti tribalfootball.com.
Saviola është shprehur se do të largohet nga "Kamp Nou" në fund të këtij sezoni.
"El Conejo" i ardhur në Spanjë nga River Plate në vitin 2001 dhe shkëlqeu për tri sezone me radhë, është vënë në shenjestrën edhe te Juventusit, i cili tashmë është duke operuar për t'u kthyer kompetitiv në Serinë A. Saviola është në përfundim të kontratës me "blaugrana"-t dhe mund të mbërrijë në Itali me parametra zero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›