E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu e Besëlidhja pranë Superligës

Skënderbeu e Besëlidhja hodhën nga një tjetër hap të sigurt drejt Kategorisë Superiore, kur dy kryesueset e Kategorisë së parë fituan në javën e 23-të. Skëndërbeu fitoi me Tepelene me rezultatin 3-1, me golat e shënuar nga Tiko, Ngjela dhe Tocuku. Besëlidhja mposhti 1-0 rivalen e saj, Turbinën e Cërrikut me golin e shënuar nga Rroshi në minutën e 53. Me ketë fitore, Besëlidhja u ngjit në kuotën e 45 pikëve, duke lënë pas tri pikë Turbinën. Në ndeshjet e tjera, Pogradeci fitoi Bilishtin 1-0, Ada me Tomori 1-0, Gramshi fitoi me Lushnjën 2-1, teksa përmbysi disavantazhin e golit të Koreshit të Lushnjës, me dy gola të kapitenit Sinan Bardhi. Laci regjistroi një fitore të thellë 3-0 me Sopotin.
KATEGORIA E PARË
JAVA 23
BESËLIDHJA-TURBINA 1-0
POGRADECI-BILISHT SPORT 1-0
SKËNDERBEU-TEPELENA 3-1
ADA-TOMORI 1-0
GRAMSHI-LUSHNJA 2-1
LACI-SOPOTI 3-0

RENDITJA: Skënderbeu 50, Besëlidhja 45, Turbina 42, Lushnja 39, Laci 34, Erzeni 29, Tepelena 25, Gramshi 25, Sopoti 22, Pogradeci 24, Bilisht Sport 23, Tomori 17, ADA 15. (Bilisht Sport është penalizuar me -3 pikë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›