E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal në finale të Carling Cup

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 14:19

Arsenal është kualifikuar në finale të Carling Cup (Kupa e Anglisë), pasi e mposhti Ipswich Town bindshëm me rezultat 3:0.

Ekipi nga Championship fitonte 1:0 në ndeshjen e parë, por ‘Topçinjtë’, me golat e Nicklas Bendtner, Laurent Koscielny e Cesc Fabregas, i shuan ëndrrat e tifozëve të Ipswichit.

Klubi londinez, në finalen e 27 shkurtit në stadiumin Wembley, do të përballet me njërin nga dy ekipet, West Ham ose Birmingham City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›