Interi ndjek “bigët” e kampionatit spanjoll
Milano - Skuadra e Interit është duke ndjekur nga afër dy nga sulmuesit më të mirë të kampionatit spanjoll. Bëhet fjalë për Samuel Etonë nga Barcelona dhe David Vilën nga Valencia. Këtë fakt e konfirmon menaxheri i njohur i futbollit italian, Vincenzo Morabito.
“Interi është duke ndjekur Samuel Etonë që prej një kohe të gjatë, duke marrë parasysh edhe faktin që kontrata e tij përfundon në vitin 2010. Mendoj se Eto është një objektiv i mundshëm për zikaltrit”, deklaron menaxheri Morabito lidhur me sulmuesin e Barcelonës, i cili ka shënuar 26 gola deri tani në këtë kampionat.
Rreth sulmuesit të dytë në Spanjë, David Vilës, Morabito shprehet: “Drejtuesit e Interit janë duke ndjekur edhe situatën e Vilës. Por në këtë pistë ka konkurrencën e fortë të Çelsit dhe Barcelonës”.