Trajneri i ri, FSHF-ja akoma pa emra konkretë
Tiranë - Lista me emrat e kandidatëve për stolin e kombëtares shqiptare sa vjen e po ngushtohet gjithnjë e më shumë. Këto ditë janë shumë vendimtare për emrin e trajnerit të ri, i cili do të drejtojë Shqipërinë në ndeshjet e mbetura për eliminatoret e botërorit 2010 dhe fushatën për evropianin e vitit 2012.
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, është duke shqyrtuar një listë të gjatë emrash që ka përpara, por deri tani duket se asnjëri prej tyre nuk e ka bindur drejtuesin e institucionit më të lartë të futbollit në vend.
Nga burimet pranë FSHF-së mësohet se pista më e preferuar është ajo e trajnerëve kroatë. Prej tyre deri tani CV-në e ka dërguar vetëm Zllatko Kranjçar, ish-trajneri i Kroacisë.
Gjithsesi, Duka akoma nuk është i bindur për një emër konkret.