E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul-Arsenal, shtohen dhimbjet për Vengerin

Liverpul - Arsenalit i duhet të përballet sonte me Liverpulin edhe pa dyshen sulmuese Robin van Persi dhe Emanuel Adebajor. Kjo është një tjetër dhimbje koke për trajnerin Venger në prag të kësaj super sfide delikate.

Të dy sulmuesit e lartpërmendur u zëvëndësuan në ndeshjen e fundit me Çelsin që pas përfundimit të pjesës së parë për shkak të dëmtimeve.

Arsen Venger në sulm pritet të hedhë kroatin Eduardo. Në portë do të jetë polaku Fabianski, pasi Almunia do të mungojë të paktën deri të shtunën. Tekniku i Arsenalit nuk do të ketë të gatshëm sonte as mbrojtësit Klishi, Galas dhe Djourou.

Super ndeshja Liverpul-Arsenal do të luhet sonte në orën 21:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›