E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi pret Rubin Kazan, Murinjo premton fitore

Interi dhe Rubin Kazan do te perballet me njeri-tjetrin ne nje ndeshje, qe pritet te percaktoje edhe ekipin qe do te avancoje me tej ne "Champions League". Nje barazim i mundshem mund t'i eliminoje te dyja skuadrat, ndaj edhe ne kete grup kualifikimi mbetet i hapur per te gjitha skuadrat. Skuadra e Hoze Murinjos, nuk shfaqi performancen e duhur ne kampionat pasi eshte mundur nga Juventusi ne ndeshjen e fundit te Seria A, me rezultatin 2-1. Interi renditet aktualisht ne vendin e dyte, pas Barcelones ne Grupin D te "Champions" me gjashte pike, dy me pak se ekipi kryesues. Katalanasit duhet te shmangin nje humbje me shume gola ne fushen e Dinamos se Kievit, per te siguruar kalimin ne turin tjeter te Liges se Kampioneve. Ekipi rus, Rubin Kazan ndodhet gjithashtu ne kuoten e gjashte pikeve, nderkohe qe Dinamo eshte e fundit me pese pike. "Ne kampionat mund te rikuperojme ne rast te ndonje gabimi, por ne "Champions Ligue" dicka e tille eshte e pamundur nese humbin me Rubin, ndaj edhe kjo ndeshje shihet si nje finale", - thekson mesfushori Dejan Stankovic. Interi do te kete ne perberje edhe Uesli Shnajderin dhe Maikonin te cilet jane rikthyer, i pari pas nje demtimi. Nderkaq, Maikon rikthehet pas skualifikimit per t'i dhene me shume force sulmuese Interit, pasi ne ndeshjet e kaluara ai ka arritur qe te kombinoje mjaft mire me sulmuesin Samuel Eto. "Ne "Champions League" ne duam te tregojme se jemi vertet te forte, qe prej fillimit dhe deri ne fund te ketij kompeticioni", - shprehet Eto. Kazan ndihet me i fresket para perballjes se sotme dhe synon fitoren per t'u kualifikuar me tej, edhe pse ne 109 ndeshjet e fundit ekipi rus ka arritur qe te fitoje vetem nje nga 10 ndeshjet e "Champions League". Ekipi i trajnerit Gurban Berdijev fitoi pak dite me pare, titullin e dyte radhazi dhe nuk ka luajtur asnje ndeshje gjate 10 diteve te fundit. Kjo perben nje avantazh per ruset, qe shpresojne te shenojne nje rezultat surprize per te befasuar zikalterit e Murinjos. Mbrojtesi Sharanov nuk do te luaje ne ndeshjen e sotme, sepse po kalon nje demtim ne gju, kurse Aleksander Bukarov nuk eshte ende ne forme pas nje operacioni.

"Champions League"

Dje

Juventus- B. Mynih

Makabi Haifa -Bordo

Volfsburg - Man Junajtid

Beshiktash- CSKA

Zurich - Milan

Marseje - R. Madrid

Celsi - Apoel

A. Madrid - Porto

Sot

Liverpul - Fiorentina

Lion - Debrecen

Inter - Rubin

D. Kiev - Barcelona

Shtutgart - Unirea Urziceni

Sevilja -Rejnxhers

Olimpiakos - Arsenal

S. Liezh - Az. Alkmaar


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›