E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi pret VerderinBenitez Fitorjaopsioni yne i vetem

MILANO- Interi i Milanos skuadra kampione ne fuqi e Evropes do te ndeshet te merkuren ndaj Verder Bremen ne sfiden e dyte te grupit A. Pas barazimit me holandezet e Tventes zikalterit e drejtuar nga Rafael Benitez do te kerkojne fitoren e pare nderkohe qe problemi me i madh per teknikun spanjoll eshte reparti i sulmit. Diego Milito dhe Goran Pandev jane te dy ne dyshim dhe vetem ne momentet e fundit do te vendoset nese ata do te jene ne fushe apo jo.
Verder Bremen eshte nje skuader e forte - deklaroi Benitez ne konferencen e fundit per shtyp. ndash Ajo ka futbolliste me shume eksperience dhe cilesi por kane edhe disa demtime ashtu si ne u shpreh spanjolli. Grupi A i Champions League ka qene me i ekuilibruari ne ndeshjet e para pasi ato perfunduan ne barazim 2-2 dhe skuadrat kane secila nga nje pike.
Por sipas Benitez kete here Interi i tij duhet te tregoje se eshte skuadra kampione e Evropes dhe duhet te zbrese ne fushe me mendimin e vetem per te fituar. Te dyja skuadrat jane takuar 4 here ne te shkuaren. Secila ka arritur nga nje fitore ndersa dy ndeshje kane perfunduar ne barazim.

Nderkohe i pyetur per nje krize te mundshme tek Interi pas disfates me Romen ne kampionat Benitez deklaroi se skuadra e tij eshte e para ne kampionat dhe fjala krize eshte e huaj per Interin.

Ndaj Verderit do te rikthehet kapiteni Havier Zaneti nderkohe qe Ivan Kordoba mund ta nise serish si titullar ne vend te Valter Samuel. Probleme nderkohe ka edhe ne kampin gjerman pasi futbollistet Klaudio Pizarro Sebastian Bonish kapiteni Torsten Frings si edhe Klemens Fritz jane te gjithe te demtuar.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›