Interi, që nga derbi 40 ditë në errësirë
Ndeshja e fundit pa pësuar gol nga ekipi i Ranierit ka qenë ajo kundër Milanit në 15 janarin e kaluar, në 9 ndeshjet e fundit ka pësuar 18
Është si një supermarket që i lë dyert hapur për 40 ditë me radhë. Si një karantinë e përmbysur. Sepse këtu bëhet fjalë për të kundërtën e izolimit, sepse dyert janë gjithmonë të hapura deri në fund dhe mund të kalojnë të gjithë, sepse janë praktikisht 40 ditë që kjo skuadër pëson gola vazhdimisht.
Gjithmonë gol. Si një film i shikuar më parë, si të rishikosh të njëjtën skenë në dvd, sikur asgjë të mos ndryshonte kurrë. Dhe kjo është ajo që po ndodh me Interin, që në Marsejë është paraqitur në fushë me një ekip që kishte një moshë mesatare 31 vjeç, 10 muaj dhe 25 ditë. Jo tamam fëmijë.
PAS DERBIT Ishin të gjithë gati të thonin (si francezët) Vive la resistance (rroftë rezistenca), që nuk ka asnjë lidhje me retrospektivën historike, por duhej të ishte një sinjal për të dhënë gjithçka në fushë. Ose të paktën gjithçka ishte e mundur. shprehja franceze ka shkuar mirë deri një sekondë para fundit. Më pas, gol. Përsëri një ndeshje e mbyllur duke nxjerrë topin nga rrjeta, me Hulio Sezar që duket gjithnjë dhe më i habitur duke parë kundërshtarët të festojnë.
Gjithmonë e njëjta gjë, që të jetë një gabim në mbulimin i dikujt (këtë herë ka qenë Kivu), një devijim i pafat, topi përfundon gjithmonë në rrjetë. Dhe nuk është mirë. Jo. Herën e fundit që Interi nuk ka pësuar gol ka qenë më15 janar, derbi i fituar 1-0: pjesa tjetër ka qenë një katastrofë që zgjat prej 40 ditësh. Nga ajo natë triumfuese në derbi deri të mërkurën në mbrëmje, Interi ka marrë vetëm zhgënjime.
18 ZHGËNJIME Nga ajo natë ka fituar në Kupën e Italisë kundër Xhenoas dhe në kampionat kundër Lacios (duke pësuar 1 gol në secilin takim), më pas ka vazhduar mbrojtja është shpartalluar dhe tani zikaltrit kanë humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit. Saktësisht 18 gola të pësuar në 9 ndeshje, të paktën një gol për ndeshje dhe madje katër në Olimpiko ose në San Siro kundër Palermos. Një histori që nuk ndryshon kurrë. Dhe të flasësh për nëntë ndeshjet e fundit do të thotë se që nga 19 janari (Inter-Xhenoa 2-1) ka patur një rënie të lirë.
GABIMET Dhe befason edhe mënyra se si pësohen golat. Kivu (i ndëshkuar me karton të verdhë, do të mungojë në takimin e kthimit) ka gabuar përsëri ashtu siç ka bërë me Karaçiolon që i ka dhuruar një fitore të çmuar Novarës së Mondonikos. Në këto 40 ditë vetëm me gola, Interi ka bërë çdo gabim të mundshëm, kundër Bolonjës dhe Leçes, në dy golat e njëjtë të Mikolit dhe në katastrofën e Romës deri në mbrëmjen e Marsejës. Dukej se gjithçka kishte mbaruar, ndërsa është parë filmi i zakonshëm: Ajev i është shmangur mbrojtjes, ndeshja është humbur.