Milan-Juventus, në San Siro zbresin 101 trofe!
Nesër në mbrëmje në Itali do të luhet sfida mes dy skuadrave që kanë fituar më shumë tituj. Të dyja skuadrat kanë fituar së bashku mesatarisht një trofe në vit
Milani dhe Juventusi, kundërshtarë nesër në mbrëmje në San Siro kanë fituar së bashku 101 trofe: që kur ekzistojnë si klube, praktikisht kanë fituar mesatarisht një titull në vit. Galiani e ka përsëritur shpesh, që Milani është klubi më i titulluar në botë, një koncept i vërtetë, por vetëm sa u takon trofeve ndërkombëtarë, sepse duke numëruar edhe trofetë kombëtarë, Djalli kalohet nga 53 tituli të Juves, për të mos folur për më shumë se 70 të tillë të fituar nga Real Madridi dhe Barcelona.
Asnjë sfidë tjetër në botë nuk ka kaq shumë trofe në avantazh.
HISTORI Në San Siro do të zbresë historia e futbollit kombëtar dhe europian: nëse do të bashkoheshin të gjitha kupat e palmaresit të tyre njëra pas tjetrës, do të kaloheshin 47 metra të unazës së tretë të stadiumit milanez! A është ky derbi i vërtetë i Italisë? Në kohët e të madhit Xhiani Brera, u përcaktua kështu vetëm sfida Inter-Juventus. Me kalimin e viteve, me shtimin e sukseseve në frontin bardhekuq e zikaltër, është shtuar edhe numri i ngjyrave që do të vendoste etiketën prestigjioze mbi takimin Milan-Juventus. Sfida ka filluar tashmë
TITULL DHE EURO 2012 Por një sfidë e tillë si ajo e nesërmja në San Siro, nuk ka vetëm trofe dhe shifra të pabesueshme. Milan-Juventus, përveç aromës për titull që ndien, ka lidhje edhe me Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë këtë qershor. Në të vërtetë do të jenë të shumtë lojtarët, në prag të grumbullimit europian që do të zbresin në fushë nesër dhe mund të vihet bast për një formacion për tu pasur respekt.
Për shembull, mes dy shtyllave do të jetë Xhixhi Bufon, me një linjë mbrojtëse me katër lojtarë, të formuar nga Abate, Barzalji, Bonuçi dhe Kielini. Mesfusha shikon kampionë si Pirlo, me Markizion dhe Noçerinon nga krahët, ndërsa tridhëmbëshi i sulmit do të ishte i ndërtuar nga Matri, Kualjarela dhe Pepe.
Gjithçka pa harruar që në fushë, ndoshta nga fillimi i ndeshjes ose gjatë saj, do të zbresin lojtarë si Xhiakerini, De Çelje dhe El Sharaui, të gjithë elementë, që mund të përfshihen në grupin axurr, ndërsa nuk do të jetë Kasano. Për të trajneri Prandeli ka gjithnjë gati një fanellë me numrin 10.