E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi rigjen suksesin, 2-1 ndaj Katanias

Interi këtë radhë u shfaq me shumë ndryshime në formacion, që nga dyshja qendërmbrojtëse Lucio-Kordoba, te Viera në vend të Kambiasos, që megjithëse i lënë në stol prej shumë kohësh nga Mourinjo, ishte më i miri i ndeshjes së sotme.

Në 31’ minutat e para Interi ndodhet në avantazh të dyfishtë falë golave të Muntarit në të 12’ dhe shnaiderit me goditje dënimi në të 31’. Goli i vetëm i Katanias u shënua nga Maskara me penallti në minutën e 84'.

INTER-KATANIA 2-1 (2-0)
shënues: 12' Muntari, 31' Sneijder; 84’ Mascara (p)

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar 5,5; Maicon 5, Lucio 5,5, Cordoba 6, Chivu 6; Zanetti 6,5, Vieira 7, Muntari 6,5 (85' Khrin); Sneijder 7 (73’ Stankovic); Eto'o 6,5 (88' Materazzi), Balotelli 7. (Toldo, Santon, Mancini, Arnautovic). Tr: Mourinho
Katania (4-5-1): Campagnolo 5; Potenza 6, Spolli 5,5, Silvestre 5, Capuano 5; Izco 6 (46’ Mascara 6), Carboni 6,5, Biagianti 5 (46’ Ledesma 6), Delvecchio 5 (76' Plasmati), Llama 6; Morimoto 6. (Andujar, Augustyn, Marchese, Ricchiuti). Tr: Atzori.
kartona të verdhë: Spolli, Zanetti, Cordoba, Silvestre

Në ndeshjen tjetër të vlefshme për javën e 9-të të Serisë A, Sampdoria mposht bindshëm Bolonjën me rezultatin 4-1, duke konsoliduar vendin e dytë pas Interit. Kasano megjithëse nuk shënoi, ishte më i miri në fushë me fantazinë dhe vizion e tij për lojën, ndërsa sulmuesi i Bolonjës Di Vaio doli me karton të kuq në minutën e 26’ për protesta.

Sampdoria-Bologna 4-1
8' Pazzini, 17' Mannini, 26' Ziegler, 33' Mannini, 62' Osvaldo (B)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›