E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi rrëmben një fitore në Kaljari (video)

Vendasit e Kaljarit e fillojnë vrullshëm takimin duke arritur të fitojnë një penallti që në minutën e 15-të. Goditja nga pika e bardhë kthehet në gol nga Zheda. Pas këtij goli Kaljari rrezikon edhe një herë me anë të Matrit, ndërkohë që për Interin në pjesën e parë shënohet vetëm një gjuajtje e rrezikshme e Eto’o nga një goditje dënimi. Me avantazhin e vendasve mbyllet edhe pjesa e parë.

Kaljari e fillon mjaft vrullshëm edhe pjesën e dytë, duke goditur edhe shtyllën me anë të Zhedas. Në momentin më të mirë të vendasve Diego Milito përfiton nga një gabim I mbrojtësve duke barazuar rezultatin. Vetëm katër minuta më vonë është sërish bomberi Milito që shënon duke e kaluar Interin në avantazh.

Në pjesën e mbetur Kaljari harxhon të gjitha energjitë duke krijuar mjaft raste, por Matri dhe Zheda tregohen të pasaktë para portës së Cezarit, falë edhe ndërhyrjeve të mbrojtjes.

Me këtë fitore të vyer Interi ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, vetëm dy më pak se kryesuesit e Juventusit dhe Sampdorias. Ndërkohë që Kaljari mbetet vetëm me një pikë në vendin e parafundit.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhje ne takimit. 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›