E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD paralajmëron njohjen e Kosovës nga Kuvajti

Prishtinë - Partia e Drejtësisë ka paralajmëruar mundësinë e njohjes së shpejtë të Kosovës nga Kuvajti. Kjo parti ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për ngecje në procesin e lotimit, duke ngritur shqetësimin e tyre për injorimin që i është bërë kësaj partie nga Ministria e Jashtme sa i përket procesit të lobimit në botën islame.

Drejtues të Partisë së Drejtësisë e kanë konsideruar të nevojshme pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e Konferencës Islamike në Damask, që mbahet nga 23 deri më 25 maj, në të cilën Arabia Saudite do të parashtrojë një rezolutë të veçantë për përshpejtimin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›