E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi sot nëmbrëmje përballëSampdorias

ROME- Interi do të përballet sot në mbrëmje me Sampdorian, në një transfertë tepër të vështirë. Zikaltërit synojnë të reduktojnë diferencën me Milanin, që është i impenjuar nesër në mbrëmje kundër Napolit. Mungesat janë problemi më i madh për trajnerin Leonardo për këtë takim, sidomos pas dëmtimit të Estebian Kambiasos.

Gjithsesi, tekniku brazilian shpreson të ketë të gatshëm disa prej lojtarëve kryesorë, si Kordoba apo Tiago Mota. "Dëmtimet tona janë një diskutim i gjatë dhe nuk kam ndërmend të hyj në debatin se kush ka të drejtë dhe kush jo, - deklaroi Leonardo në konferencën e djeshme për shtyp. - Mund të them vetëm se në këtë sezon kanë ndodhur shumë gjëra, ka patur shumë peripeci, por kjo u ndodh shumë skuadrave. Kur ke një sezon pa dëmtime apo probleme të tjera, mund të arrish objektiva të mëdha, por kur ke probleme, duhet t'i menaxhosh mirë. Nuk e di nëse është çështje përgatitjeje apo jo, por jam i bindur se sforcoja që u është kërkuar lojtarëve ka qenë e madhe".

Më pas, Leonardo ka folur për objektivat e Interit. "Marsi është muaji deciziv. Në mars do të kuptohet se kush mund të luftojë deri në fund për titullin kampion. Pres të ndodhin shumë gjëra këtë muaj. Milan-Napoli? Uroj të dalë barazim, por sidoqoftë nuk do të jetë një ndeshje decizive", tha trajneri zikaltër.
(Altin Latifi/BalkanWeb)
 
.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›