Roma, tjetër “vetvrasje”barazim 2-2 me Parmën
ITALI- Nuk ka qenë ashtu siç pritej debutimi i Vinçenco Montelës në stadiumin “Olimpiko”. Roma e tij ka kryesuar sërish me dy gola diferencë, por ashtu si ndaj Xhenoas një javë më parë, nuk ka mundur të ruajë fitoren. Por, nëse në “Marassi” verdhekuqtë u mundën 4-3 pasi kryesonin 3-0, sot vetëm sa u barazuan në 2-2, duke i shpëtuar disfatës. E të mendosh se gjithçka dukej perfekte për skuadrën e drejtuar nga Montela. Dy gola, Toti me penallti dhe Huan, i dhanë avantazhin e dyfishtë Romës në pjesën e parë. Por, 5 minuta “çmendurie” të Huan në pjesën e dytë, bënë që Parma të barazonte. Amauri ishte ai që ndëshkoi verdhekuqtë me një dopietë në minutat 74’ dhe 79’, pas gabimeve të Huan. Parma mbeti me 10 vetë në minutën e 81-të, pas kartonit të kuq të Paçit, por Roma nuk mundi të shënonte, madje rrezikoi të ndëshkohej nga Xhovinko.
Ndeshjet
Në takimet e tjera të luajtura sot, spikat humbja 1-0 e Lacios në fushën e vështirë të Kaljarit. Ka mjaftuar një autogol i Dias që bardhekaltërit të dilnin kokulur nga Sardenja, ndërkohë që ndeshja përgjithësisht ka qenë e barabartë. Humbja e vë në rrezik vendin e katërt për Lacion, pasi Udineze tashmë është vetëm 1 pikë larg. Ndërkohë, ka zhgënjyer sërish Fiorentina, që nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Barit. Xhilardino realizoi në minutën e 23-të, me një diagonale të bukur, por Bari, edhe pse me një këmbë në Serinë B, arriti të barazonte 3 minuta para fundit. Fiorentina pas golit është relaksuar në fushë dhe nuk ka dhuruar asgjë, duke treguar momentin e keq që po kalon. Në kushte të tilla, Bari nuk ka falur dhe ka realizuar me anë të Gezal, që sapo ishte futur në fushë. Ai ka goditur bukur me të jashtmen nga larg zonës, duke mposhtur portierin Boruc. Në ndeshjen tjetër, Breshia dhe Leçe barazuan 2-2 mes tyre, ndonëse vendasit kryesuan deri në 2-0. Por, takimi është mbyllur me polemika të shumta, pas një goli të rregullt të anuluar për “dallëndyshet” në minutat shtesë të takimit. Ndërkohë, takimi i parë i zhvilluar sot, ai mes Katanias dhe Xhenoas, ka përfunduar me fitoren 2-1 të vendasve. Ndeshja e “Massiminos” ka qenë një nga më të bukurat e javës, teksa skuadra e Diego Simeones arriti të përmbyste disavantazhin e pjesës së parë, duke marrë 3 pikë të çmuara. Portieri argjentinas Anduhar u bë heroi i siçilianëve, duke pritur penalltinë e Migel Velozos në minutën e 76-të, kur ndeshja ishte 2-1.
Palermo
Udineze ka shkatërruar 7-0 Palermon në “Renzo Barbera”, duke arritur fitoren më të thellë të sezonit në Serinë A. Tre gola të Di Natales dhe katër të Aleksis Sançez, kanë fundosur skuadrën siçiliane, ndërkohë që pas ndeshjes presidenti Mauricio Zamparini ka shkarkuar trajnerin Delio Rosi. “Rosi ka 1 % mundësi që të qëndrojë në krye të ekipit, provoni të vini bast, - tha Zamparini. – Pashë një skuadër të shkatërruar, ai ka rrënuar Palermon time. I thashë të rregullonte mbrojtjen dhe nuk e bëri”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)