Holandë, mbylletpa gola supersfidaPSV-Ajaks
HOLANDE- Ka përfunduar në barazim pa gola supersfida e javës së 25-të të kampionatit holandez mes PSV Eindhoven dhe Ajaksit të Amsterdamit. Rezultati i marrë në “Philips Stadium” bën që PSV-ja të ngjitet në krye të renditjes, me 3 pikë përpara ndjekësve të Tventes. Megjithëse nuk u shënua asnjë gol, ndeshja dhuroi raste dhe emocione të shumta nga të dyja skuadrat. Markus Berg, Toivonen dhe Eriksen patën shanset e para për të shënuar, por pa arritur ta bëjnë këtë. Në pjesën e dytë, rasti më i mirë ishte ai i Eriksen në minutën e 68-të, por portieri Isakson u tregua i saktë. Ndeshja u mbyll pa fitues dhe Ajaksi ruajti vendin e tretë, 5 pikë kryesuesve larg të PSV. Ndërkohë, Tvente ka humbur një mundësi të për t’iu afruar kreut, pasi ajo u mposht 2-1 në fushën e AZ Alkmar. Në takimet e tjera, Fejnordi fitoi 5-1 ndaj Groningenit, ndërsa takimi mes NEC dhe Utreht, përfundoi në barazim 1-1.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)