Eto‘ o komplikon shkëmbimin me Ibrën
Revolucioni po përmbushet.
Masimo Morati
ka vendosur të zgjidhë
në mënyrë kirurgjike çështjen
"Ibrahimoviç": Suedezi, me
shumë mundësi, do të shkojë
te Barcelona dhe në këmbim
pritet të vijë tek Interi sulmuesi
Saul Eto‘o dhe një shumë prej
45 milionë eurosh, përfshi edhe
Aleksandër Lehb në formë huazimi.
Mësohet se mes drejtuesve
më të lartë të të dyja skuadrave,
presidentëve Laporta e Morati,
është arritur një marrëveshje
në parim. Morati është shprehur
dje se "duket një operacion
shumë interesant", prandaj
Laporta plotëson më pas: "Tratativa
për Ibrahimoviç është
në rrugën e duhur". Gjithçka
varej nga lojtarët. Në parim këtë
shkëmbim e kanë miratuar edhe
vetë dy futbollistët. Por atëherë
kur dukej se gjithçka po shkonte
drejt përfundimit, çështja komplikohet.
Komplikimet
Është e vërtetë që në princip,
Morati dhe Laporta kanë
rënë dakord. Ky transferim
mund të kapë në total shifrën
e përafërt me 90 milionë euro.
"Një shifër, që sipas ‘As‘, është
e ekzagjeruar, nëse do ta themi
me fjalët e Laportës në komentin
për transferimin e Kakasë
dhe Kristiano Rolandos te Reali
i Madridit. Ky është një akt prepotent".
Por përtej kritikave,
sipas "As" marrëveshja është
larg mbylljes së saj përfundimtare,
sepse kushti i kamerunasit
për të pranuar transferimin tek
Interi është një rrogë prej 10
milionë eurosh neto në sezon.
Këtë kërkesë e ka parashtruar
menaxheri i sulmuesit afrikan.
Dhe jo vetëm, Barcelona nuk e
abandonon pistën që të çon te
David Vija, më e leverdisshme
ekonomikisht. Valencia mund
të kënaqet me 45 milionë euro
për bomberin e Kombëtares
spanjolle. Prandaj Laporta po
mendohet.
"Po, dua Interin"
Më parë vetë Eto‘o ishte
shprehur i gatshëm të pranonte
transferimin. "I kam thënë
Samuelit, që tek Interi janë të
gjithë entuziastë që do ta kenë
në gjirin e tyre", u shpreh dje
Laporta, i cili ka konfirmuar
vullnetin e afrikanit për të
luajtur në Serinë A. Nga Kameruni,
këtë e ka konfirmuar
edhe menaxheri i tij, Hose Maria
Mesajes: "Me Moratin kemi
folur në telefon dhe unë e Eto‘o
jemi të lumtur që zhvillojmë
tratativa me një klub të madh
si Interi. Por marrëveshja do të
duhet të mbyllet në prezencë
të të gjitha palëve dhe jo në
telefon". Mesajes mendohet
të jetë kthyer mbrëmë nga Kameruni
dhe të zhvillojë bisedime
me Interin, të cilat mund
të rezultojnë të vështira, pasi
Eto‘o kërkon 10 milionë euro
në vit për pesë sezone plus një
bonus prej 15 milionë eurosh
në rast rezultatesh të mira.
Transferimin e ka pranuar edhe
Ibrahimoviç, i cili mendohet të
marrë 9 milionë euro në sezon,
duke u bërë i dyti më i paguar te
katalanasit, pas Mesit. "Oferta
e Barcelonës më duket interesante",
ka nënvizuar suedezi.
Masimo Morati
ka vendosur të zgjidhë
në mënyrë kirurgjike çështjen
"Ibrahimoviç": Suedezi, me
shumë mundësi, do të shkojë
te Barcelona dhe në këmbim
pritet të vijë tek Interi sulmuesi
Saul Eto‘o dhe një shumë prej
45 milionë eurosh, përfshi edhe
Aleksandër Lehb në formë huazimi.
Mësohet se mes drejtuesve
më të lartë të të dyja skuadrave,
presidentëve Laporta e Morati,
është arritur një marrëveshje
në parim. Morati është shprehur
dje se "duket një operacion
shumë interesant", prandaj
Laporta plotëson më pas: "Tratativa
për Ibrahimoviç është
në rrugën e duhur". Gjithçka
varej nga lojtarët. Në parim këtë
shkëmbim e kanë miratuar edhe
vetë dy futbollistët. Por atëherë
kur dukej se gjithçka po shkonte
drejt përfundimit, çështja komplikohet.
Komplikimet
Është e vërtetë që në princip,
Morati dhe Laporta kanë
rënë dakord. Ky transferim
mund të kapë në total shifrën
e përafërt me 90 milionë euro.
"Një shifër, që sipas ‘As‘, është
e ekzagjeruar, nëse do ta themi
me fjalët e Laportës në komentin
për transferimin e Kakasë
dhe Kristiano Rolandos te Reali
i Madridit. Ky është një akt prepotent".
Por përtej kritikave,
sipas "As" marrëveshja është
larg mbylljes së saj përfundimtare,
sepse kushti i kamerunasit
për të pranuar transferimin tek
Interi është një rrogë prej 10
milionë eurosh neto në sezon.
Këtë kërkesë e ka parashtruar
menaxheri i sulmuesit afrikan.
Dhe jo vetëm, Barcelona nuk e
abandonon pistën që të çon te
David Vija, më e leverdisshme
ekonomikisht. Valencia mund
të kënaqet me 45 milionë euro
për bomberin e Kombëtares
spanjolle. Prandaj Laporta po
mendohet.
"Po, dua Interin"
Më parë vetë Eto‘o ishte
shprehur i gatshëm të pranonte
transferimin. "I kam thënë
Samuelit, që tek Interi janë të
gjithë entuziastë që do ta kenë
në gjirin e tyre", u shpreh dje
Laporta, i cili ka konfirmuar
vullnetin e afrikanit për të
luajtur në Serinë A. Nga Kameruni,
këtë e ka konfirmuar
edhe menaxheri i tij, Hose Maria
Mesajes: "Me Moratin kemi
folur në telefon dhe unë e Eto‘o
jemi të lumtur që zhvillojmë
tratativa me një klub të madh
si Interi. Por marrëveshja do të
duhet të mbyllet në prezencë
të të gjitha palëve dhe jo në
telefon". Mesajes mendohet
të jetë kthyer mbrëmë nga Kameruni
dhe të zhvillojë bisedime
me Interin, të cilat mund
të rezultojnë të vështira, pasi
Eto‘o kërkon 10 milionë euro
në vit për pesë sezone plus një
bonus prej 15 milionë eurosh
në rast rezultatesh të mira.
Transferimin e ka pranuar edhe
Ibrahimoviç, i cili mendohet të
marrë 9 milionë euro në sezon,
duke u bërë i dyti më i paguar te
katalanasit, pas Mesit. "Oferta
e Barcelonës më duket interesante",
ka nënvizuar suedezi.