E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi triumfon në Superkupën e Italisë

ROME-Interi është konfirmuar edhe njëherë si favoriti kryesor për fitimin e titullit kampion në Itali, duke triumfuar 3-1 në finalen e Superkupës përballë Romës.

Zikaltërit e drejtuar tashmë nga Rafa Benitez, kanë fituar trofeun e katërt për këtë sezon dhe janë në rrugë të mbarë për arritjen e rekordit të vendosur nga Barcelona sezonin e shkuar. Përballë Romës gjithsesi nuk ka qenë e lehtë për kampionët e Italisë dhe të Evropës. Skuadra e Klaudio Ranierit shënoi e para në minutën e 21-të me anë të Xhon Arne Rises. Por, Interi nuk u ndal dhe në minutën e 42-të arriti të barazonte me anë të maqedonasit Goran Pandev. Ndeshja u duk se do të shkonte drejt shtesës, por Samuel Eto realizoi dy herë në minutat 70’ dhe 80’, duke i dhënë trofeun e parë për këtë sezon skuadrës zikaltër. Interi do të përballet të premten tjetër në Superkupën e Evropës ndaj Atletikos së Madridit, duke synuar trofeun e pestë brenda vitit 2010, pas Kupës së Italisë, titullit kampion, Champions League dhe Superkupës së Italisë të fituar këtë të shtunë.

(d.b/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›