E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, zjarrfikësit venë nën kontroll 3 vatra zjarri

SHKODëR - Tre vatra zjarri janë shfaqur gjatë ditës së sotme në territorin e qarkut të Shkodrës, duke djegur disa masive me shkurre.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë e Qarkut dhe ai i sektorit të mbrojtjes kundër zjarrit bënë të ditur se vatra e parë e zjarrit u shfaq në bregun e liqenit të Shkodrës, pikërisht në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, duke përfshirë një masiv me shkurre.
Ka qënë ndërhyrja e shpejtë e forcave të repartit zjarrfikës që bënë të mundur vënien nën kontroll brenda 30 minutave të flakëve të zjarrit, që po u afrohej edhe disa lokaleve në breg të liqenit.
Ndërkohë, vatra tjetër e zjarrit u shfaq në periferi të qytetit, në vendin e quajtur "Kodrat e Tepes", në afërsi të lagjës së vjetër Ajasëm, ndërsa tjetra në fshatin Shkjezë, në kufi me rrethin e Lezhës, vatra këto që janë vënë nën kontroll nga forcat e mbrojtjes kundër zjarrit.
Nga hetimet paraprake, rezulton se zjarret mund të kenë rënë si shkak i pakujdesive të kalimtarëve në kushtet e temperaturave të larta që kanë mbizotëruar gjatë dy-tre ditëve të fundit. Por, në të njëjtën kohë, po hetohet edhe për pistën e vënies me qëllim të këtyre zjarreve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›