Durrës, Kodra e Vilës rrezikohet përsëri nga zjarri
DURRëS - Forcat e policisë zjarrfikëse kanë mundur të vënë nën kontroll flakët e një zjarri që pushtuan sot pasdite kodrën e Vilës mbi qytetin e Durrësit, ndërsa ekspertë të policisë që kanë mbërritur në vendngjarje po punojnë për të sqaruar shkaqet e dëmtimeve që pëson për të dytën ditë radhazi kurora e qytetit bregdetar.
Dy mjete dhe forca të shumta zjarrfikëse kanë punuar për më shumë se një orë, ndërsa në zonë ka ende vatra zjarri të pashuara plotësisht, bënë të ditur burime nga vendngjarja.
Flakët e ndihmuara nga era e fortë dogjën një sipërfaqe prej disa dynym, duke dëmtuar edhe pyllin me pisha 50-vjeçare pranë Vilës së ndërtuar në mesin e viteve 1920. Mjaft banorë u vunë në mbështetje të forcave zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë flakët që rrezikuan edhe banesat në kodrën e qytetit. Mjetet dhe forcat e e PMNZSH vazhdojnë të punojnë për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit.
Një ditë më parë një zjarr tjetër me përmasa më të vogla u përhap në kodrën me lartësi 98 metra, ndërsa ende nuk njihen shkaktarët e tyre. Gjatë këtij sezoni veror numri i zjarreve në qarkun e Durësit ka qenë mjaft i kufizuar.
(d.b/ATA/BalkanWeb)