Në liqenin e Ohrit kanë mbetur vetëm 30 mjellma

Ohër, 21 gusht - Të dhëna alarmante për numrin e mjellmave në liqenin e Ohrit, vënë në dukje punëtorët shkencor. Sipas tyre nga rreth 130 të dikurshme, sot numri i tyre është reduktuar në vetëm 30. Ndonëse numri vazhdimisht ndryshon, këtë vit janë vërtetuar vetëm dy fole të çifteve, me nxjerrjen e tetë mjellmave të vogla. Shoqata limnologjike nga Ohri e cila është shoqatë për mbrojtjen e botës bimore dhe shtazore në liqe, po zbaton projektin për vërtetimin e numrit të saktë të mjellmave në rajon. Në këtë moment mbrojtja e mjellmës me sqep të kuq të Ohrit është reduktuar në minimum. Megjithatë në rrjedhë e sipër është një projekt për përcjelljen e zhvillimit të tyre.
“Me vite prapa kishte raste kur merreshin vezë të mbarësuara ose të pa mbarësuara që ishte një dëm. është dëm që një specie të mos arrijë të rritet në mjellmë. Me këtë projekt do të mundësohet përcjellja e specieve ku lëvizin dhe a kthehen prapë. Ideja është që të markohen me unaza plastike”, tha Dushica Iliq –Boeva nga shoqata limnologjike.
Asgjësimi masiv i kallamit përgjatë tërë bregut të liqenit është arsyeja kryesore për zhdukjen e mjellmave. Kallami viteve të fundit prehet për t’u krijuar hapësirë për ndërtimin e infrastrukturës së ndryshme pranë liqenit.