Interit i mjafton Eto, kreu "betonohet"
Në një temperaturë – 8 gradë celsius, Interi merr një fitore me pak mund, duke përfituar edhe nga një Lacio e mirorganizuar, por pa efikasitet. Zikaltrit luajtën më mirë se kryeqytetasit duke e merituar plotësisht fitoren. Samuel Eto’o shënoi në minutën e 13’ të pjesës së parë për zikaltrit pas një krosi nga Stankoviç. Ndeshja pati edhe raste te tjera për të shënuar nga të dyja ekipet. Por as Lacio nuk arrit të barazonte e as Interi të “mbyllte” më herët fitoren. Milito humb disa raste të mira, ashtu si edhe Roki, Megni dhe Mauri për Lacion.Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Mourinjo ngjitet në kuotën e 39 pikëve, 8 pikë më shumë se Milani (një ndeshje për të luajtur në transfertë ndaj Fiorentinës) dhe plot 9 pikë më shumë se Juve.Inter-Lazio 1-0 13' EtoInter (4-3-1-2): Hulio Sezar, Maikon, Lusio, Kordoba, Zaneti, Mota, Kambiaso, Muntari (26' Vieira), Stankovic, Eto (86' Baloteli), Milito (88’ Materaci). (Toldo, Donati, Khrin, Suazo). tr.: MourinjoLazio (3-4-2-1): Muslera, Siviglia, Stendardo, Radu, Lihtsteiner, Baronio, Kolarov, Del Nero (80' Makinwa), Meghni (58' Kruz), Mauri, Roki (80' Firmani). (Berni, Diakite, Cribari, Scaloni). tr.: Ballardini