Interkonjeksioni, Bode: Sulmet, tentativë për t'i bërë presion qeverisë
WASHINGTON - Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ministri i Financave Ridvan Bode pranoi se ekonomia shqiptare ka humbur ritmet e saj të rritjes, për shkak të ndikimit të krizës ekonomike globale, pavarësisht se nuk u përfshi në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Presioni i krizës globale dhe zgjatja e saj kanë një impakt të padiskutueshëm në ekonomitë e vendeve periferike, ku përfshihet edhe Shqipëria. Bankat perëndimore operojnë në të gjithë hapësirën e vendeve të Europës Lindore. Me uljen e nivelit të kreditimit të këtyre bankave, në përpjekje për të rregulluar raportet e tyre të kërkuara nga Banka Qendore, sigurisht që po ndikon edhe në ekonominë e vendit tonë”- u shpreh ministri Bode.
Kreu i Financave deklaroi se borxhi publik në Shqipëri është relativisht më i lartë se vendet e tjera të rajonit, në shifrat 58.7%.
“Kriza ekonomike globale çoi në një rritje të borxhit për shkak të raportit të kursit të këmbimit midis lekut dhe euros. Duke qenë se borxhin e kemi në euro, sigurisht që raporti bën që ne të kemi një borxh më të lartë.”- theksoi Bode.
I pyetur në lidhje me akuzat e përhapura në media për afera korruptive në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Bode deklaroi se sulmet lidhen me grupe të interesuara që synojnë t”i bëjnë presion qeverisë.
“Ministria e Financave ka nënshkruar një kredi me Bankën Gjermane KFW, që përmban në vetvete ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën dhe unazës së pjesës jugore të vendit. Po bëhen përpjekje për të shpallur fituese një kompani që kishte kosto më të lartë se kompania rivale. I jam adresuar Bankës Gjermane që të marrë në konsideratë rregullin që kostoja më e ulët të ketë preferencë.”- theksoi Bode.
(er.nu/BalkanWeb)