E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shiu lag shtyllën, e zë korenti elektricistin, babai i 1 fëmije

TIRANE-Një 37-vjecar humbi jetën në Qesarakë të Tiranës për shkak të kontaktit që ka patur me rrymën elektrike.

Mësohet se 37-vjecari Dritan Peposhi, babai i një fëmije 6 vjeç ka qenë sot pasdite duke punuar në një shtyllë elektrike. Paraprakisht dyshohet se i riu elektricist ka patur kontakt me rrymën elektrike favorizuar dhe nga reshjet e shiut që po binin në ato momente. Duket se lageshtia ne shtylle nga reshjet e shiut ka percjelle energjine tek trupi i te riut duke i shkaktuar vdekjen.

Do të jenë hetimet që do të zbardhin ngjarjen e rëndë.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gramsh, gjendet në lumë trupi i pajetë i një 31-vjeçari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›