E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interkonjeksioni me Kosovën, AK: Projekti i bllokuar nga mafia serbe

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi e ka cilësuar një aferë të pastër korruptive me prapavijë antikombëtare bllokimin e projektit për linjën e interkonjeksionit 400 kW Shqipëri-Kosovë. 

Aleanca Kuq e Zi thekson se kur të vijë në qeverisje do anullojë të gjitha kontratat e mafies serbe në Shqipëri.

“Aleanca Kuq e Zi nuk do të lejojë që zoti Fasllic dhe qarqe të tjera serbe dhe greke të pushtojnë ekonominë shqiptare. Por, me largimin e Berishës dhe partinë e tij bolshevike dhe me ardhjen e kuq e zinjve ne krye të qeverisë do të rishikojmë të gjtiha tenderat dhe privatizimet që kanë nxjerrë fituese bizneset serbe mafioze në Shqipër. Pengimi i realizimit të linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri –Kosovë me kapacitet 400 kW provon qartë se kryeministri i Shqipërisë është antikombëtar dhe i shitur në qarqet antikombëtare”,- theksoi përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi në një deklaratë për mediat.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›