Interkonjeksioni me Kosovën, Rama: Të çlirohet, Berisha kundër shqiptarëve
TIRANË-“Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është bllokuar prej një viti dhe po mbahet peng qeveria gjermane. Qeveria shqiptare të japë shpjegime. Berisha duhet të përgjigjet jo të gënjejë”, deklaroi sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Kreu i PS e nisi bledhjen e grupit parlamentar duke shprehur shqetësimin për projektin që parashikohej sic tha ai, është bllokuar paturpësisht nga qeveria mafje.
“Nuk i dimë të gjitha arsyet pse qeveria shqiptare nuk njeh arsyet për clirimin e linjës me Kosovën të furnizimit me energjie. Ka mbetur peng e qeverisë shqiptare mafje. Ka marrë miratimin dhe nga banka gjermane dhe sërish ka mbetur peng.
“Berisha të clirojë një orë e më parë projektin që shpëton Kosovën, dhe të garantojë projektin që mos t'u humbë paratë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dicka nuk ka funksionuar kur duhet, dikush duhet të ndëshkohet nga ky turp kombëtar”.
Rama shtoi 3 pyetje sot por sic theksoi ai vetë ‘nuk besoj se do të marr përgjgije’.
1-Pse është bllokuar prej një viti ky projekt strategjik për Kosovën e shqiptarët?
2-Pse qeveria shqiptare nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje prej një viti financuesit të projektit?
3-Pse qeveria shqiptare e ka parë të tillë në kundërshtim me cdo norme etike dhe shoqërore të mos bashkëpunojë me një qeveri aq të rëndësishme si qeveria gjermane?
Më tej Rama u kërkoi deputetëteve të PS të përgatisin një interpelancë me kryeministrin Sali Berisha.
“Nuk pres përgjigje të sinqerta nga kryeministri në kushtet ku është. Jam i bindur se ai vetë është regjizori i kësaj shfaqje. Të përgatitim urgjent interpelancë me kryeministrin që të nisë urgjent projekti”.
Rama theksoi se në cdo pikë lidhur me këtë projekt, Berisha dëshmoi se po punon kundër vetë shqiptarëve dhe po favorizon korrupsionin.
“Sic funksionon ky shtet kjo qeveri që nuk sheh interesin kombëtar kur para syve ka një copë për ta shqyer dhe për të marrë para. Megjithatë nuk do donim që kjo është një tjetër histori ku flamuri kombëtar bjerë në gjysmë shtizë dhe shtiza u ngulet shqiptarëve prapa shpine për përfitime banale të vetat”.
Tenderi dhe financimi gjerman
Në fillim të vitit 2012- të, procedurat e tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë me kapacitet 400 KW konsiderohen tërësisht të rregullta e të përfunduara nga ana e KfW-së, banka gjermane e cila ka marrë përsipër financimin e projektit. Në një letër dërguar për ministrin e Financave, Ridvan Bode, pasi thekson vlefshmërinë e tenderit, banka gjermane kërkon të dijë përse nuk nisin procedurat për zbatimin e projektit.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera KfW: Zhbllokoni interkonjeksionin Interkonjeksioni me Kosovën, AK: Projekti i bllokuar nga mafia serbe Gazeta 'Zëri’: Sali Berisha, me “mafien” serbe, kundër Kosovës