Nënkryetari i KLD- së, Halimi letër Topit: Tërhiqe propozimin
Tiranë- Mbledhja e përshikuar për ditën e nesërme në KLD, për të zgjedhur nënkryetarin e ri është shtyrë sërish.
Mësohet se takimi i lënë për të mërkurën nuk do të mbahte sepse Presidenti Topi dhe njëkohësisht kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni.
Në mbledhjen e djeshme Presidenti Topi ka propozuar si nënkryetar Ilir Mustafaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, por ky propozim është kundërshtuar nga përfaqësuesit e mazhorancës.
Fillimisht shqyrtuan 2 kandidatura për këtë post dhe emrat e përzgjedhur janë, Dritan Hallunaj gjykatës i Krimeve të Rënda dhe Ilir Mustafaj nga shtresa e të përndjekurve politikë. Po ashtu mësohet se u verifikua mandati i Elvis Cefës, cili u votua nga Kuvendi të enjten si anëtar i KLD-së dhe u pranua sot si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ndërsa sot në një prononcim për mediat, ministri i Drejtësisë Eduard Alimi ka deklaruar se propozimi i Topit është antikushtetues dhe ai do ti drejtohet këtij të fundit me një letër ku do ti kërkojë pezullimin e vendimit të djeshëm.
Ju jeni njohur ditën e djeshme me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë në lidhje me mungesën e Kushtetueshmërisë dhe shkeljen e Kushtetutës. Pas pak kohe unë do i drejtohem zyrtarisht presidentit për këtë dhe media duhet ta ketë prezente të gjithë komunikimin zyrtar me presidentin e Republikës- tha ai.
Ndërsa përfaqësuesi tjetër i mazhorancës, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për News 24, u shpreh se propozimi shkel kushtetutën pasi nënkryetari nuk mund të vijë nga gjyqësori.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të zgjedhë si nënkryetar, një nga anëtarët e vet i cili vjen nga radhët e gjyqtarëve. Të mos bëjë të tjera gafa Kushtetuese. Megjithatë ai që vendos në fund të fundit ëshë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe ai nuk mund të votojë si nënkryetar një prej gjyqtarëve që janë anëtar, sepse me këtë akt jo vetëm që i heq atij cilësinë e gjyqtarit, por nuk arrin të zgjedhë në mënyrë të vlefshme nënkryetarin e vet, sepse ai do ishte i pavlefshmëm,- deklaroi Alibeaj.
Gjatë mbledhjes së djeshme antarët demokratë të KLD- së, propozuan që nënkryetari të zgjidhet pas zgjedhjes së Presidentit të ri, por kjo gjë u kundërshtua me votim.