E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Itali-Zelande e ReLipi "shkund" Italinë: Jo keqardhje për veten

Sot, Italia ka nje sfide te lehte, ate me Zelanden e Re. Por megjithate Marçelo Lipi i ka dhënë një të "shkundur" ambientit të kombëtares italiane ditën e djeshme, duke deklaruar se futbollistët nuk duhet të qëndrojnë duke ndjerë keqardhje për veten, për shkak të problemeve të ditëve të fundit. "Po, na mungojnë Bufon e Pirlo, ndërsa Kielini e Kamoranezi kanë patur dëmtime gjatë fazës së përgatitjeve, - tha Lipi. - Por, gjëja më e keqe që mund të bëjë një skuadër është të ndjejë keqardhje për veten", shtoi ai. Më pas, tekniku i të kaltërve deklaroi se nuk e quan Italinë një skuadër që nuk ka presion. "Kemi shumë për të humbur, kalimin e turit, - u shpreh ai. - Kështu që do të punojmë shumë". Me Paraguajn, Italia tregoi karakter në fushën e lojës duke arritur të barazojë një ndeshje që u nis mjaft keq, pas golit të shënuar nga amerikano-jugorët me Alkaraz. "Skuadra është rritur shumë si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht dhe mendoj se është gati. Zelandën e Re nuk duhet ta kemi frikë në aspektin teknik, por në atë fizik, përshembull në goditjet me kokë. Duhet kujdes, sidomos në goditjet standarte. Duhet të luajmë me shpejtësi, me topa të ulët", deklaroi Marçelo Lipi. Por, trajneri kampion bote në fuqi ka edhe një mision tjetër, ai nuk dëshiron që skuadra e tij të ketë fatin e Spanjës e Francës, por edhe të Anglisë së Kapelos. "Këto rezultate të papritura na tregojnë se kur fillon Botërori, ajo çfarë ndodh apo çfarë thuhet përpara tij, barazohet me zero. Por, nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë pret të dielën ndaj Zelandës", u shpreh Lipi. Dyshimet më të mëdha për kampionët e votës kanë qenë për fazën sulmuese, ku gjuajtjet në kuadrat duken të pakta. "Kemi një javë punë më shumë mbi supet tona dhe jemi të bindur se do të jemi më agresivë në krahasim me ndeshjen me Paraguajn", tha trajneri.

(d.b/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›