Tirana, Lul Basha përballë Ramës?
TIRANE-Në Tiranë, dy forcat kryesore politike, PD e PS, po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme vendore, që priten të mbahen në muajt e parë të vitit 2011. Edhe pse nuk është mbledhur asnjë nga forumet e dy partive kryesore për të përcaktuar se cila do të jetë gara reale në terren, dhe shpallja e kandidatëve, sigurisht në tavolinat kryesore të deputetëve, të lidhur me drejtuesit kryesorë të partive, si Berisha ashtu edhe Rama, emrat e kandidatëve janë duke u lakuar gjithmonë e më tepër.
Gazeta Shqiptare shkruasn sot se ndër më të sigurtat “përfolje” tryezash nga ana e PD, emri i kandidatit që diskutohet më shumë për kryeqytetin, është ai i ministrit të brendshëm Lulzim Basha. GSH ben te ditur gjithashtu sot dhe skepticizmin qe ekziston brenda PD rreth kesaj kandidature.
Nderkohe nga kampi socialist, situata është akoma e paqartë. Vetë Edi Rama, u ka “konfiduar” miqve të tij në parti se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë kandidat për kryeqytetin për të katërtën herë, apo nëse do të duhet të ketë një tjetër funksionar që të prezantojë PS në Tiranë.
E ndërsa PD e PS kanë filluar të flasin gjithmonë për kandidatët e tyre, në radhët blu, ndodhet dhe LSI, qe gjithashtu nuk shprehur rreth kandidatit te saj.
(d.b/BalkanWeb)