Karta e Studentit bëhet realitet, Basha firmos me rektorët e universiteteve të Tiranës

Tashmë të gjithë rinjtë që studiojnë në Tiranë do të kenë në dorë Kartën e Studentit, një dokument ky që do të ofrojë lehtësi të ndryshme financiare për ta. Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka firmosur sot me rektorët e universiteteve një marrëveshje për të pajisur të gjithë studentët me këtë kartë. Në fjalën e tij kryebashkiaku Rama theksoi se karta e studentit është një nga premtimet e tij kryesore në fushatën e tij elektorale. “Sot ne përfundojmë një etapë të rëndësishme pasi nënshkruajmë marrëveshjen për kartën e studentit. Ashtu siç premtova, 100 ditëshit i parë do të shënonte edhe përfundimin e etapës për kartën e studentit dhe sot falenderoj bashkëpunëtorët e mi, të gjithë pjesëmarrës në këtë proces, trupën pedagogjike, studentët dhe përfaqësues të tyre që në kohë kaq të shkurtër bënë të mundur lëshimin e kartës së studentit për bashkinë e Tiranës”- ka theksuar Basha. Ai ka theksuar se në bazë të kësaj marrëveshje qëndron angazhimi për të përmirësuar cilësinë jetës të banorëve më të veçantë të Tiranës që sipas tij i sjellin një energji të veçantë kryeqytetit. “Karta ka qënë një nga prioritet më thelbësore. Sot mbyllim fazën e përgatitjes dhe hapin shtegun për përfundimin e databaze dhe nisin menjëherë kartën e studentit” ka shtuar Basha. Karta e studentit do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh dhe lehtësirash për të gjithë studentët e Tiranës, që nga transporti publik, tek jeta kulturore, tek shërbimet e infrastrukturës ushqimore e shumë të tjera.
...