Internet dhunues, fëmijët të rrezikuar nga pornografia
Kur fëmijët hedhin mënjanë librat, zgjedhin internetin për të mbushur ditët e tyre. Varësia ndaj internetit ose fecebook mania po shndërrohet një ndër kërcënuesit më të ashpër të të miturve. Larg syrit të prindërve dhe mungesa e një filtrimit të përmbajtjeve online i bënë të vegjlit dhe adoleshentët viktima të përmbajteve të dhunshme ose pornografike. Raste e varësisë janë të shumta, po aq sa pasojat shëndetësore dhe psikologjike tek ta. Belioza Çoku, Drejtuese e Qëndrës së Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve thotë se varësia e internetit sot, është një ndër sfidat më shqetësese për të miturit.
Facebook mania e fëmijëve, shpjegon Çoku, është një ndër rreziqet më të mëdha për ta. Përveçse janë të pambrojtur, publikimi i të dhënave personale i bënë të vegjlit viktima të mashtrimeve.
Gjithashtu ekspertët thonë se kur fëmijët përdorin internet të mënyrë të pakontrolluar krijojnë modele të caktuara sjellje. Të dhënat në këtë rast tregojnë se 8 përqind e tyre jo vetëm që kanë krijuar varësi por kanë shfaqur depresion dhe sjellje të dhunshme tek bashkëmoshatarët dhe familjarët e tyre.